
Ky ishte plani për të çarë ambasadën me kamion! Rrëfimi rrëqethës i Luan Lazes!
Dritare.net
Në një rrëfim të jashtëzakonshëm dhe të detajuar, gazetari Luan Laze zbuloi për herë të parë pjesëmarrjen e tij në ngjarjen që i parapriu eksodit masiv të ambasadave të 2 Korrikut 1990.
Bëhet fjalë për tentativën e guximshme të një grupi të rinjsh për të thyer dyert e ambasadës italiane me një kamion më 23 qershor 1990.
Laze tregoi se si u bë pjesë e planit bashkë me miqtë e tij, ish të burgosurit politikë. Ai përshkroi me detaje përgatitjet, tensionin para aksionit dhe momentin dramatik kur kamioni, pasi u ngjit mbi trotuar, u nis me shpejtësi drejt portës së ambasadës. Plani dështoi në sekondën e fundit kur shoferi, për të mos shtypur rojet që ndodheshin para portës, ktheu timonin dhe u largua. Sipas Lazes, miku i tij Maksim Rama tha një fjali lapidare në atë moment: "Unë nuk marr lirinë time duke i marrë lirinë të tjerëve.
Laze, i cili ishte në karrocerinë e kamionit, rrëfeu se si grupi u shpërnda pas dështimit dhe se si ai vetë më vonë u kthye me biçikletë për të vëzhguar nga larg aksionin e dytë dhe të suksesshëm të shokëve të tij në mbrëmje. Ai përshkroi konfuzionin e policisë dhe mënyrën se si ngjarja u raportua me shpejtësi nga Zëri i Amerikës, duke përmendur se mes tyre ishte edhe një gazetar.
Ky rrëfim historik ofron një dritare unike në një nga aktet më të guximshme të rezistencës kundër regjimit komunist, pak para rënies së tij./dritare.net

















