Na ndiqni edhe në

Bota

Incident ajror për sekretarin amerikan Pete Hegseth, avioni bën ulje emergjente në veri të Londrës

Incident ajror për sekretarin amerikan Pete Hegseth, avioni bën ulje

Një incident ajror ka ndodhur gjatë fluturimit të Sekretarit Pete Hegseth, i cili po kthehej me një aeroplan shtetëror nga Brukseli në SHBA. Rreth një orë pas ngritjes, u shfaq një problem dhe piloti u detyrua të devijojë fluturimi për në Britani.

Avioni zbriti menjëherë në një lartësi rreth 3 kilometra, një veprim që sipas protokolleve të sigurisë ajrore tregon për një problem me presionin në kabinën e pasagjerëve. Siç raportohet një nga dritaret e avionit kishte pësuar një çarje dhe i detyroi të bënin ulje emergjente.

Konkretisht avioni u ul për në Bazën Ajrore Mildenhall, në veri të Londrës./dritare.net