
U fejua zyrtarisht me Princ Lekën, zbulohet çmimi marramendës i unazës së Blerta Celibashit
Dritare.net
Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe publikut, jo vetëm për ceremoninë luksoze në një resort buzë detit, por edhe për unazën e fejesës, e cila ka shkaktuar habi me çmimin e saj.
Sipas “Hello Magazine”, unaza me gur diamanti e Blertës mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Gazeta ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.
Eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental. Ai theksoi se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë).
Pamjet e ceremonisë dhe unazës u ndanë edhe në rrjetet sociale nga çifti, duke bërë që lajmi të bëhet kryefjalë e mediave dhe fansave të familjes mbretërore./dritare.net

















