Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllja e TikTok, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi!

Mbyllja e TikTok, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish deklaratës së kompanisë së TikRik-ut pas lajmit se do të mbyllet aplikacioni në Shqipëri. Rama u shpreh i vendosur për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.

"Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Siç e kam paralajmëruar, është një vendim për të cilin do të na duhen 6-8 javë. Do shohim si do evoluojnë gjërat. Ka një presin të madh për të marrë më shumë masa, me siguri TikTok mund të jetë në kërkim të marrjes së masave të krijimit të garancive, ne s’kemi kohë për të pritur, është moment që duhet mbajtur qëndrim i fortë. Është vendim i mbështetur nga mbi 90% e prindërve të anketuar.”, tha Rama./K.C/dritare.net