Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A duhet të mbyllet TikTok-u? Ja çfarë mendojnë qytetarët!

A duhet të mbyllet TikTok-u? Ja çfarë mendojnë

Dritare TV ka zhvilluar një vox pop, ku ka pyetur qytetarët nëse mendojnë se TikTok-u duhet të mbyllet apo jo.


Një qytetar shprehet:
“Çfarë TikTok-u more, aman! Këtu ka marrë fund gjithçka. TikTok-u është gjëja e fundit që na duhet!”

Ndërsa një shtetas i huaj ka theksuar rëndësinë e kufizimeve në përdorimin e teknologjisë:
“Në familjen time ne nuk shikojmë TikTok. Aty ka shumë gjëra, por ne jemi një komunitet mysliman, ndaj dhe nuk e përdorim. Fëmijët e mi kanë vetëm 2 orë në ditë leje për të marrë telefonin dhe për të qëndruar në rrjetet sociale. Më shumë se aq, jo, e kanë të ndaluar.”

Një tjetër qytetar e lidh ndikimin negativ të TikTok-ut me sjelljet e brezit të ri:
“Mendoj se po, duhet të mbyllet, sepse brezi i ri mundohet të sjellë në Shqipëri ato gjëra që shikon nëpër botë. I bëjnë në moshën jo të duhur dhe janë bërë të varur.”

Disa të tjerë e shohin problem jo vetëm TikTok-un, por edhe format e tjera të argëtimit që influencojnë rininë:
“Unë mendoj se duhet të mbyllet. Janë larguar nga shkolla. Gjithashtu, shikoj që në Big Brother janë mbledhur disa rrugaçë që ndikojnë te ky brez i ri.”

Por jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Një qytetar propozon edukimin si zgjidhje:
“Jo, nuk duhet të mbyllet platforma TikTok, por duhet të riedukohen njerëzit.”

Nga ana tjetër, disa adoleshentë janë kundër mbylljes së TikTok-ut, duke e vlerësuar si burim lumturie:
“Jo, nuk duhet të mbyllet! Jo të gjitha nisin nga TikTok. Kjo platformë dhe interneti na bëjnë të lumtur.”/E.P-dritare.net