Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gëzuar ditëlindjen, Edi Rama!

Gëzuar ditëlindjen, Edi Rama!

61 vjeç, 4 mandate, një fabul që e bëri Shqipërinë të njohur në botë.

Sot, Edi Rama mbush 61 vjeç. Një njeri, një lider, një rrëfimtar i rrallë në politikën shqiptare, që nuk bëri thjesht fushata, por ndërtoi një fabul për Shqipërinë një fabul që e bëri të njohur në botë.

Me katër mandate të fituara si Kryeministër, Edi Rama është politikani më jetëgjatë në krye të qeverisë që nga pluralizmi. Por përtej mandateve, ai është lideri që arriti të nxjerrë Shqipërinë nga kartolina e Ballkanit dhe ta fusë në hartën e interesit global.

Shqipëria sot nuk është më vetëm një nocion gjeografik, por një vend me zë, stil, qëndrim. Kjo falë faktit që Rama e ka ditur gjithmonë si ta tregojë vendin e tij. Në Asambletë e OKB-së, në panelet e BE-së, në intervista me mediat më të mëdha të botës, ai nuk ka rënë në kurthin e viktimizimit apo retorikës së lodhur ballkanike. Ka ditur të mbajë qëndrime, të sfidojë, të provokojë, por mbi të gjitha, të tregojë Shqipërinë siç do të donim ta shihnim të gjithë: dinjitoze, kurajoze, krenare.

Tani, sfida nuk është më vetëm e tij. A do dimë ne, të gjithë bashkë, të vazhdojmë fabulën? A do dimë të bëjmë pjesën tonë, të tregojmë një Shqipëri që jo vetëm shfaqet bukur, por edhe është realisht më e mirë, më e drejtë, më e zhvilluar?

DritareTV e uron Edi Ramën për ditëlindjen, por më shumë se kaq, për mënyrën si ka ditur të bëjë Shqipërinë të dallohet. Urojmë që kjo fabul të mos mbetet vetëm një histori personale suksesi, por një rrëfim kolektiv që na përfshin të gjithëve. Sepse historia e një vendi nuk shkruhet vetëm nga një njeri, por nga një brez që e kupton kohën e vet dhe nuk e humbet rastin për ta bërë më të mirë. / Redaksia Dritare.net