Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbledhja e grupit të PS, kryeministri Rama: Ja çfarë diskutuam!

Mbledhja e grupit të PS, kryeministri Rama: Ja çfarë diskutuam!

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur detaje nga mbledhja e zgjeruar e zhvilluar sot me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se në fokus të takimit ishte ecuria e komunikimit me organizatat socialiste në kuadër të nismës “Punët e Shqipërisë”, procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe kalendari i nismave ligjore që lidhen me këtë proces.

“Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për ‘Punët e Shqipërisë’, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për ‘Majin e Europës’ dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook./K.C/dritare.net

Mbledhja e grupit të PS, kryeministri Rama: Ja çfarë diskutuam!