
Rama: Paketë mbështetëse për dëmet nga zjarret, rritet gatishmëria për muajin gusht
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarret, veçanërisht në fushën e bujqësisë, por edhe për dëme në banesa dhe nevoja të tjera emergjente.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi gjithashtu se për muajin gusht 2025 do të ketë rritje të gatishmërisë dhe mobilizim të strukturave përkatëse për përballimin e situatës së zjarreve në vend.
"Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit", shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net

















