Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Makina bie në det në portin e Barit, shpëtohet drejtuesi shqiptar

Makina bie në det në portin e Barit, shpëtohet drejtuesi shqiptar

Një incident i pazakontë ka ndodhur në portin e Barit, ku një automjet ka përfunduar në det ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë. Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi, një shtetas shqiptar, i cili arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve italiane.

Automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po i afrohej hyrjes së tragetit. Megjithatë, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar në ujërat e portit.

I bllokuar brenda mjetit që po fundosej, ai u detyrua të thyejë xhamin e përparmë për të dalë. Djali arriti të ngjitej mbi çatinë e makinës dhe të qëndronte aty deri në mbërritjen e Guardia Costiera, e cila e nxori të sigurt nga uji.

Ndërkohë, zjarrfikësit, së bashku me Njësinë e Zhytësve, nisën operacionin për nxjerrjen e automjetit të zhytur. Fatmirësisht, drejtuesi nuk ka pësuar lëndime serioze./L.F-dritare.net