
Lufta e Lumës dhe gabimet e ushtrisë osmane!
Dritare.net
Beteja e Lumës ka një rëndësi të madhe në histori, ku ushtria shqiptare shpartalloi rreth 5 mijë serbë. Beteja e Lumës nisi në 15 nëntor të 1912. Për të folur për këtë luftë dhe rëndësinë e saj në histori, ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV historiani ushtarak Sali Onuzi.
“Beteja e Lumës është zhvilluar nga 15 deri me 18 nëntor 1912. Është zhvilluar në kuadër të Luftës së Parë Ballkanike. Kjo luftë shpërtheu në mes të tetorit, mes fuqive ballkanike Serbi-Hungari-Mali Zi dhe Greqi, kundër Perandorisë Osmane. Me të filluar lufta ushtria osmane u shpartallua shumë shpejt. Siç thoshte edhe ambasadori britanik në Beograd: u tërhoq pa shkrepur asnjë pushkë.
Ata nuk kishin forcat e duhura. Kishin bërë gabime të rënda në organizimin e ushtrisë. Hoqën oficerët e vjetër që e njihnin luftën dhe kishin vendosur disa djem të rinj që e kishin parë luftën në libra.
Në Selanik dogana turke i lejonte të kalonin pa problem armatimet e artilerisë që Serbia po blinte në Francë. Pikërisht këto armatime u përdorën kundrën ushtrisë turke. Për dy javë ushtria serbe përparoi dhe erdhi nga kufiri me perandorinë osmane, në Prizren.
Kosova luftoi dhe beteja të përgjakshme. Deri në vitin 1960 në kufirin e vjetër turko-serb, ishte një teneqe rreth dy metra e gjerë që tregonte kufirin që ishte shkruar kufiri në kohën e mëparshme . Kjo teneqe ishte ndodhur në mesin e shkëmbimeve të zjarrit mes forcave serbe dhe shqiptare. Deri në vitin 1960 mund ta shihte kushdo që plumbat që kishin dalë në anën tjetër, ishin tre-katër fish më shumë se ata që kishin hyrë. Kjo tregon se shqiptarët kanë luftuar dhe serbët u tërhoqën. Por më pas sollën përforcime”, u shpreh historiani në Shqip nga Dritare TV./L.F-dritare.net

















