
Historiani Përparim Rexhepaj: Gjyshi i Ismail Qemalit luftoi me grekët për të mbrojtur jugun e Shqipërisë!
Dritare.net
Gjyshi i Ismail Qemalit luftoi me grekët për të mbrojtur jugun e Shqipërisë, tha historiani ushtarak Përparim Rexhepaj për gazetarin Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTv. Ndërsa flet për tre tentativat e dështuara të Greqisë për të pushtuar jugun e Shqipërisë në vitet 1854-1897, zoti Rexhepaj tregon se si forcat shqiptare të kryesuara nga Ismail Vlora, gjyshi i Ismail Qemalit, i vunë përpara trupat greke.
“Tentativa e parë për të pushtuar Epirin, pra Shqipërinë e Jugut, u bë në vitin 1854. Forcat shqiptare të kryesuara nga Ismail Vlora, gjyshi i Ismail Qemalit i vunë përpara grekët. Në shkurt të 1878-ës nga Korfuzi zbritën 600 trupa paramilitare greke. Kishte edhe mercenarë shqiptare. Ata donin të merrnin Sarandën. Dhe beteja me e madhe e bë në Qafë Gjashtë dhe aty nga 600 mandate grekë u vranë 500 vetë. Kur pushtuan Sarandën, e shpallën kryengritjen e madhe epirote. Kjo ishte tentativa e dytë. Ndërsa tentativa e tretë u bë në vitin 1897 kur ushtria greke, pra 70 mijë vetë sulmuan në dy drejtime, të Thesalisë dhe Shqipërisë së Jugut. Atje ushtria turke, me rezervistë shqiptarë e vuri përpara ushtrinë greke, që komandohej nga princi Konstantin dhe këtu u shpartallua ushtria greke për 30 ditë. Po mos ndërhynin fuqitë e mëdha, osmanët do futeshin në Athinë. Turqit fituan nga ana ushtarake, por humbën në diplomaci, sepse fuqitë e mëdha kërkuan që Kreta të shpallet autonome dhe të kishte një guvernator formal të Turqisë.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze./K.C/dritare.net

















