
Lorik Cana: E kam bërë vaksinën për të mbrojtur fëmijët dhe prindërit!
E Martë 26 Tetor 2021, 08:08
Dritare.net
Futbollisti i njohur Lorik Cana përmes një mesazhi shprehet se është vaksinuar për të mbrojtur veten, fëmijët dhe të dashurit e tij. Ai i këshillon të gjithë të vaksinohen në emër të jetës.
"Kam qenë menjëherë i sigurt se vaksina është mënyra më e mirë për t'u mbrojtur. E kam bërë vaksinën edhe për të mbrojtur fëmijët e mi, prindërit e mi dhe të gjithë shoqërinë tonë", shprehet Lorik Cana./L.F-dritare.net

















