
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lirohet sot nga qelitë e paraburgimit të Durrësit. Gjyqtari Bib Ndreca pranoi kërkesën e Lefter Kokës për shuarjen e masës arrest me burg për inceneratorin e Fierit, të cilës i ka mbaruar afati i paraburgimit me 3 vjet.
Sa i takon dënimit për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit ndërsa për dënimin për inceneratorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit. Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë./L.F-dritare.net