Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bleona Qereti në ceremoninë e inaugurimit të Trump! Arian Çani: Foto sa për të gënjyer njerëzit! Nuk e duroj dot!

Bleona Qereti në ceremoninë e inaugurimit të Trump! Arian

Arian Çani bën kritika të forta për Bleona Qeretin pasi ajo ishte pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të Trump.

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTv gazetari Arian Çani ka komentuar pjesëmarrjen e këngëtares Bleona Qereti në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA-së. Sipas Çanit, Bleona nuk është një mike e tij dhe çdo bashkëpunim me të në emisione ka qenë thjesht për shfaqje, duke e quajtur gjithë situatën si një teatër për të mashtruar publikun.

Çani theksoi se Bleona mund të jetë prezente në ngjarje të tilla për të krijuar përshtypjen se është në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, por sipas tij, kjo është një taktikë për të mbajtur mendjen e publikut dhe për të krijuar një imazh të shndritshëm.

Çani theksoi se këto lloj sjelljesh funksionojnë për vendet e vogla si Shqipëria, ku njerëzit shpesh i besojnë më shumë imazheve sesa realitetit.

“Bleonën nuk e kam mike fare, unë nuk e duroj dot fare. Çdo gjë që keni parë në emisionet e mia me të ka qenë teatër. Plasi një sherr i madh, e bëja për të gënjyer njerëzit. Ajo mund të jetë në inaugurimin e Trump, se ajo njihet me figura të tilla. E çuditshme është se si ju bën miq dhe çfarë u premton atyre, sepse nuk është më as vajzë e re. Ama nuk është e vështirë për të bërë një foto me Trump, por e bëjnë për t'u mbajtur mend, për të thënë një ditë që kam takuar Trump. E ta mendosh që ka mijëra njerëz që i besojnë këtyre gjërave. Këto gjëra funksionojnë për vendet e vogla si Shqipëria.”-tha Arian Çani/E.P-dritare.net