
Lapaj letër KQZ: Mandati i fituar në qarkun Tiranë të shpërndahet sipas listës së hapur
E Enjte 17 Korrik 2025, 16:04
Dritare.net
Lëvizja politike “Shqipëria Bëhet” i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkon që mandati i fituar në qarkun e Tiranës të shpërndahet në përputhje me renditjen në listën e hapur të kandidatëve.
“Mandati i fituar në qarkun Tiranë të shpërndahet sipas listës së hapur”, theksohet në letrën drejtuar KQZ. “Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”,- theksohet në letrën e “Shqipëria Bëhet”./K.C/dritare.net

















