Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush po i sulmon gjuhëtarët shqiptarë se financohen nga serbët!

Kush po i sulmon gjuhëtarët shqiptarë se financohen nga

Në episodin më të fundit të ciklit të emisioneve “Fol Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV ishte e ftuar Prof. Dr. Anila Omari, gjuhëtare dhe leksikografe, për të folur mbi gjuhën shqipe dhe për të thënë disa të vërteta të patjetërsueshme për gjuhën tonë. Në fund të emisionit gazetarja Rudina Xhunga tha se është turp për ata që akuzojnë gjuhëtarët që janë financuar nga serbët dhe grekët, ashtu siç është turp për ata që e akuzojnë atë se merr fonde nga UDB-ja për të bërë emisione për shqipen.

Në mesazhin e saj gazetarja Rudina Xhunga tha:

“Turp për ata që thonë se gjuhëtarët tanë financohen nga serbët edhe grekët. Mua gjithashtu më kanë akuzuar se marr fonde nga UDB-ja për të bërë emisione për shqipen. Mua nuk më bëjnë përshtypje akuza të tilla. Ama te profesionistët e gjuhës dhe shkencëtarët bëhen paralizuese sulme të tilla dhe i lënë pa folur. Një shkencëtar ka gjithmonë guximin se një jetë është. Një jetë në dedikim të gjuhës është ajo që ka një shkencëtare e gjuhës si zonja Anila Omari.”, tha gazetarja Rudina Xhunga.

Pas kësaj deklarate të zonjës Xhunga vjen edhe përgjigjja e gjuhëtares Anila Omari për ata që e akuzojnë se është financuar nga serbët.

Toponimet sllave ishin studiuar dhe më parë, por ajo që kishte mbetur pa studiuar ishte përhapja gjeografike e huazimeve sllave. Sepse nuk kanë të njëjtën peshë ato fjalë që kanë hyrë dhe janë të përdorshme në mbarë gjuhën dhe janë një numër mjaft i kufizuar dhe shumë të tjera që kanë mbetur në nivele lokale, që vijnë nga kontaktet që kemi pasur fqinjët tanë sllavë, serbë, apo bullgarë. Ky ishte qëllimi i studimit që kam bërë unë për huazimet serbe, “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”, që e kam mbrojtur si tezë që në fillim të viteve 1990, por e kam botuar shumë vonë, pas gati 20 vjetësh, pasi bëra përditësimet me punimet e reja që kishin dalë. Pasi botova këtë libër mua më kanë akuzuar shpesh se financohem nga serbët. Unë i kam bërë këto studime në kohën e komunizmit. Kolegët tanë janë akuzuar nga albanologë, gjuhëtarë të huaj për nacionalizëm në shkencë. Kështu që shikoheshin mirë këto gjëra në atë kohë. Mua më kanë udhëhequr profesorë të shquar të gjuhësisë, mbrojtjen e kam bërë me profesorë të mirë të gjuhësisë. Botimi i librit “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”, në 2012-ën është bërë nga shteti, kur punoja në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Ky libër është punuar në periudhën e fillimeve të mia. Pastaj unë u mora me autorët e vjetër, Pjetër Bogdanin dhe studime për gjuhën shqipe të vjetër.”, thotë gjuhëtarja në DritareTV./K.C/dritare.net