Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Arben Dervishaj, biznesmeni i arrestuar nga SPAK, për inceneratorin e Fierit!

Kush është Arben Dervishaj, biznesmeni i arrestuar nga SPAK, për

Biznesmeni Arben Dervishaj u arrestua ditën e sotme pasi ishte në listën e personave për të cilët SPAK, lëshoi një numër urdhër-arrestesh për personat që kanë abuzuar tek inceneratori i Fierit.

Dervishaj, është sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së njëkohësisht edhe zv.president i FSHF. Arben Dervishaj është një nga njerëzit më të besuar të presidentit aktual të Federatës Armando Dukës.

Dervishaj dyshohet ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët. Sipas raportimeve të mëparshme paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit. Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k. Kjo kompani, sipas Arjola Kodrës, është supervizore e koncesionit! “Kush është supervizor? Shoqëria ‘Ave Consulting’ sh.p.k. Autori është zoti Arben Dervishaj”, iu përgjigj Arjola Kodra pyetjeve të kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku./L.F-dritare.net