Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama takim me deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

Kryeministri Rama takim me deputetët e Tiranës dhe

Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë pasdite në takim deputetët e sapozgjedhur të qarkut të Tiranës, së bashku me përfaqësues të Bashkisë Tiranë.

Sipas burimeve të sigurta, qëllimi kryesor i këtij takimi është koordinimi i punëve dhe prioritetet që lidhen me zhvillimin dhe menaxhimin e kryeqytetit.

Takimi pritet të zhvillohet në një prej hoteleve të Tiranës dhe do të nisë pas pak, ku në mesin e të parëve që mbërritën ishte ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili në 11 maj u zgjodh për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë./K.C/dritare.net