Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama mbërrin në Athinë. Zbardhet programi!

Kryeministri Rama mbërrin në Athinë. Zbardhet programi!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Athina, ku po zhvillon takime të rëndësishme në kuadër të angazhimeve rajonale dhe ekonomike.

Në programin e vizitës, Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të marrin pjesë në një darkë me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në rezidencën e saj në Athinë.

Vizita e kryeministrit shqiptar përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik të Delfit (21–23 prill), si dhe një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, me fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve./K.C/dritare.net