Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i KPP në SPAK. Nën hetim për shpërdorim detyre

Kreu i KPP në SPAK. Nën hetim për shpërdorim detyre

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri u mor në pyetje këtë të martë si person nën hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim të kompanive në tendera.

Pas dy orësh në ambientet e SPAK, Myzyri nuk pranoi të flasë para kamerave. Ai iu shmang mikrofonit të gazetarëve, njësoj si herët e tjera.

Në seancën e marrjes në pyetje ka qenë edhe avokati Ermir Beta. Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera, por ende nuk i është komunikuar asnjë akuzë. Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj.

Kjo është hera e tretë që Myzyri paraqitet në SPAK. Më 7 Prill, ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë. Myzyri mban postin e kreut të KPP që prej vitit 2020.

Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare./L.F-dritare.net