
Kreshnik Çollaku: Ja ku ndahem me Sali Berishën për SPAK!
Dritare.net
Kreshnik Çollaku kandidati i PD për deputetet në Tiranë, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, tha se nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën për SPAK. Çollaku thotë se SPAK ka problemet e saj por është i vendosur në luftën ndaj korrupsionit.
“Unë pranoj që SPAK mund të mos jetë perfekt. Besoj se ka pasur dhe do të ketë përpjekje për të kapur dhe përdorur atë institucion por edhe sistemin e drejtësisë nga aktorë politikë.
Por mendoj që në parim edhe pse ka nevojë për një monitorim për funksionimin e plotë dhe të pavarur, unë mendoj që është interesi I opozitës dhe I demokratëve, të mbështesë luftën kundër korrupsionit, gjë që të cilën në masën më të madhe SPAK në bindjen më të madhe e justifikon.
Unë kam një qëndrim ndryshe nga zoti Berisha ndaj SPAK. Ai mendon se SPAK është I kapur nga Edi Rama. Unë nuk e mendoj këtë gjë! Rama mund të ketë tentuar apo do të tentojë, por deri tani nuk ia ka dalë”, u shpreh Çollaku në Dritare TV!/L.F-dritare.net

















