
Ishim të vegjël/Olsi Bylyku: Pse u ndava nga Egli!
Dritare.net
Egli është takuar me ish-partnerin Olsi Bylyku në prime-n e “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të linjës së jetës.
Të dy kanë treguar se ruajnë respekt për njëri-tjetrin, kjo për pesë vitet e kaluara së bashku.
Gjatë bisedës dhe gjithashtu tregimit të linjës së jetës nga Egli janë kuptuar më qartë disa nga arsyet e ndarjes së çiftit.
Për shembull kur Olsi Bylyku shprehet:
Kam dashur të rri larg, por nuk kam mundur sepse njerëzit më kanë dërguar videot. Nuk befasohem nga argumenti se e di që e ke, më ka befasuar loja dhe mirënjohja që ke treguar ndaj meje. Marrëdhënia jonë u bë më e madhe se ne, ndarja jonë është një mesazh që ne gëzojmë respekt dhe mirënjohje.
Egli Tako: Kur u ndava e kam kërkuar këtë takim që po bëjmë sot dhe më duket pak si çudi që sot e kam përballë.
Olsi Bylyku: Jeta vazhdon për gjithsecilin prej nesh, pavarësisht për moshën së vogël që kemi pasur e gjërat e tjera, dhamë mesazhi sot që gëzojmë mirënjohje për njëri-tjetrin.
Egli Tako: E kam thënë edhe tek kënga, mirënjohje. Nuk e harroj mirënjohjen. Kam zgjedhur të kem mirënjohje për suportin që më ke dhënë.
Olsi Bylyku:. Besoj që kurrësesi gjithë jetës sonë do të jemi duke kërkuar dashurinë e jetës. Ti je dhuratë për një partner. Për moshën tonë ne ishim të vegjël./E.P-dritare.net

















