
Klea Prenga: Motrat Berisha janë në gjyq në Itali për tentativë vrasje
Dritare.net
Gjykata liroi sot motrat Berisha, të cilat u vetëdorëzuan në polici të mërkurën, pas dy muajsh në arrati, pasi dhunuan Klea Prengën në një restorant. Gjykata e la Mariela Berishën në arrest shtëpie, ndërsa Antonelën me detyrim paraqitjej. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Klea Prenga duke nxjerrë në dritë prova të reja por edhe akuza të tjera ku ajo pretendon se motrat Berisha janë në process gjyqesor në itali për tentativë vrasje të një mashkulli.
Reagimi!
"Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot.
A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?
Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan.
Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një
mashkulli, dhe nuk ka para që mund t'i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.
Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar.", shkruan Klea./K.C/dritare.net

















