Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këlliçi pa diplomë, ironizon Rama: Nuk habitem unë, atij i ka thënë zorra qorre dil aty!

Këlliçi pa diplomë, ironizon Rama: Nuk habitem unë, atij i

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar faktin se Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme. Rama shprehet nga Patoosi se nuk është në interes të koalicionit Berisha Meta të nxjerrë kandidat që të bëjnë detyrën.

“S’kishte dokumentet e shkollës së mesme ai kandidati i Tiranës, e patë? Unë nuk habitem se si ka ai. Unë habitem me ata që habiten, se atë nuk e kanë marrë për të bërë detyrën, e ka marrë zorra qorre i ka thënë dil aty. E morën edhe njëherë rrugës ashtu si e morën Tiranën dhe e futën në frigorifer Tiranën dhe e mbushën me plehra. Pse duhet t’ua besojmë atyre? Ata nuk dijnë, nuk dinë!”- tha Rama./M.T/dritare.net