
KAS shqyrton sot kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit!
Dritare.net
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesat për rezultatin e 25 prillit. Sot shqyrtohen paditë e depozituara pranë KQZ nga PD, Lëvizja Socialistë për Integrim, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e pavarur Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iljaz Shehu.
Partia Demokratike kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës./dritare.net

















