Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kush është gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt!

Ja kush është gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt!

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Lita ka zbuluar se gjyqtari që ka firmosur arrestimin e Veliajt është Erion Bani, një nga gjyqtarët më të guximshëm, seriozë dhe profesionalë në sistemin e drejtësisë sipas tij. Ai theksoi se Bani ka pasur një rol të rëndësishëm edhe në dërgimin e dosjes së Ilir Beqajt në SPAK për hetime të mëtejshme.


Kush është gjyqtari që firmosi arrestimin e Veliajt?

"Erion Bani është gjyqtari që ka firmosur arrestimin e Veliajt. Ai është një nga gjyqtarët më të guximshëm, më seriozë dhe më profesionalë. Është i njëjti gjyqtar që i ka çuar mbrapsht SPAK-ut dosjen e Ilir Beqajt për ta plotësuar. Pra, kemi të bëjmë me një gjyqtar që e njeh mirë ligjin dhe nuk merr vendime të padrejta në filtrin paraprak."-tha Lita/E.P-dritare.net