
Ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2025!
E Martë 14 Janar 2025, 13:01
Dritare.net
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.
Organizimi dhe zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore janë si më poshtë:
Datat e Provimeve Matura 2025
3 qershor: Gjuha e Huaj
10 qershor: Gjuha Shqipe dhe Letërsia
17 qershor: Matematika
24 qershor: Provimi me Zgjedhje.
"Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë:
Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.", shkruan ministrja./K.C/dritare.net

















