
Ja kur do të mbërrijnë në Itali, dozat e para të vaksinës kundër Covid-19!
E Enjte 17 Shtator 2020, 09:09
Dritare.net
2 deri në 3 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, do të mbërrijnë në Itali, deri në fund të nëntorit, nëse eksperimenti i vaksinës AstraZeneca, shkon mirë.
Kjo u deklarua për agjencinë italiane të lajmeve ANSA nga Piero di Lorenzo, president i Irbm di Pomezia, i cili bashkëpunoi me Institutin Jenner të Universitetit të Oxfordit për zhvillimin e vaksinës.
Aktualisht eksperimenti për vaksinën e Oxfordit ka rifilluar, pasi u ndërpre për shkak se nj vullnetar u sëmur. Por më pas u zbulua, se ai vuante nga disa sëmundje, dhe përkeqësimi i shëndetit të tij, nuk vinte si shkak i vaksinës. Vaksina e kompanisë AstraZeneca, një bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit, momentalisht është më premtuesja./L.F-dritare.net

















