Na ndiqni edhe në

Shëndet

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën kundër Covid-19!

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën kundër

Laboratorët kërkimor dhe kompanitë farmaceutike po rishkruajnë rregulloren për kohën që duhet për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar një vaksinë efektive.

Gjithashtu po bëhen përpjekje për të siguruar që shpërndarja e vaksinës të jetë globale. Por ka shqetësime se gara për të marrë vaksinën e prodhuar do të fitohet nga vendet më të pasura, në kurriz të më të rrezikuarve, informon dritare.net.

Pra, cili vend do ta marrë vaksinën i pari, sa do të kushtojë dhe në një krizë globale si kjo si do të sigurohemi që secili ta marrë atë?

Vaksinat për të luftuar një sëmundje infektive, zakonisht kërkojnë vite për t'u zhvilluar, testuar dhe shpërndarë. Por edhe në këto raste suksesi nuk ka qenë i garantuar.

Deri më tani vetëm një sëmundje infektive njerëzore është çrrënjosur plotësisht, lia, dhe kjo zgjati 200 vjet. Ndërsa pjesa tjetër nga polimielititi deri te fruthi jetojnë akoma me ne, pavarësisht vaksinave.

Për sa kohë mund ta kemi një vaksinë të Covid-19?

Provat që përfshijnë mijëra njerëz janë aktualisht në proces, për të parë se cila vaksinë mund t’i mbrojë njerëzit nga Covid-19. Procesi zakonisht zgjat nga pesë deri në dhjetë vjet, nga hulumtimet e para deri te shpërndarja, informon dritare.net.

Rusia thotë se provat e vaksinës së saj Sputnik-V kanë treguar shenja të një përgjigje imune te pacientët dhe se vaksinimi masiv do të vazhdojë në muajin tetor. Ndërsa edhe Kina pretendon se ka realizuar një vaksinë të efektshme që po vihet në dispozicion të personelit ushtarak. Por janë rritur shqetësimet në lidhje me shpejtësinë që janë prodhuar të dyja vaksinat. Asnjëra nuk është në listën e vaksinave të OBSH-së, të cilat kanë arritur deri te faza e tretë. Ndërkohë OBSH-ja ka paralajmëruar se nuk do të ketë një vaksinë para mesit të vitit 2021, informon dritare.net.

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën kundër

Prodhuesi britanik i vaksinës, AstraZeneca, i cili ka licencën nga Universiteti i Oxfordit, po rrit kapacitetet e saj globale të prodhimit dhe ka rënë dakord të realizojë 2 miliardë doza në gjithë botën, nëse vaksina do të jetë e suksesshme. Mirëpo provat klinike janë ndërprerë këtë javë, pasi një pjesëmarrës pati efekte anësore.

Ndërkohë Pfizer dhe BioNTech presin miratimin që të linçohen për të prodhuar rreth 1,2 miliardë doza deri në vitin 2021. Ndërsa 20 kompani farmaceutike janë më proces të provave klinike.

Jo të gjitha do të jenë të suksesshme, po shpresohet te një aleancë që në fokus të jetë kriza globale.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka nënshkruar marrëveshje për shuma të pazbuluara për 6 vaksina të mundshme të koronavirusit që mund të jenë të suksesshme ose jo. Ndërsa SHBA shpreson të marrë 300 milionë doza deri në janar të vitit 2021, nga programi i saj i investimit për të realizuar vaksinën. Por jo të gjitha vendet janë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo do të zvogëlojë rezervat globale të diponueshme për vendet e rrezikuara dhe vendet e varfra, informon dritare.net.

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën kundër

A ekziston një task forcë globale për vaksinat?

OBSH po punon me grupin përgjegjës ndaj epidemisë, Aleancën e Vaksinave të Qeverisë dhe me organizata të njohura për të barazuar shanset midis shteteve të ndryshme për të siguruar vaksinën.

Të paktën 80 kombe dhe ekonomi të pasura, deri më tani kanë nënshkruar planin global të vaksinave, të njohur si Covax, i cili synon të mbledhë 2 miliardë dollarë për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinës në gjithë botën. Gjithashtu ata shpresojnë të garantojnë vaksinën edhe për 92 vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Struktura e ngritur po ndihmon për të financuar një sërë kërkimesh dhe zhvillimesh të vaksinave dhe po mbështet prodhuesit në rritjen e prodhimit, aty ku është e nevojshme.

Sa do të kushtojë?

Ndërsa miliarda dollarë janë duke u investuar në zhvillimin e vaksinave, miliona të tjerë janë duke u zotuar për të blerë dhe furnizuar vaksinën.

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën kundër

Çmimet për dozë varen nga lloji i vaksinës, prodhuesi dhe numri i dozave të porositura. Kompania farmaceutike Moderna, do ta shesë një dozë për 32 dollarë. Nga ana tjetër, AstraZeneca ka thënë se do ta shpërndajë vaksinën e saj për disa dollarë. Shpërndarja masive do të bëhet përmes shërbimit shëndetësor NHS. Mjekët studentë dhe infermierët, dentistët dhe veterinerët mund të trajnohen për të mbështetur stafin ekzistues të NHS. Vende të tjera, të tilla si Australia, kanë thënë se do të ofrojnë doza falas për popullsinë e tyre.

Pra, kush do ta marrë atë së pari?

Megjithëse kompanitë farmaceutike do të bëjnë vaksinën, ata nuk do të jenë ata që vendosin se kush vaksinohet i pari.

Në fillim të shpërndarjes së vaksinës, secili shtet do të marrë doza për 3% të popullsisë, të cilat do të ishin të mjaftueshme për të mbuluar punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social, informon dritare.net.

Ndërsa më vonë për 20% të popullsisë, duke i dhënë përparësi personave mbi 65 vjeç. Pasi të gjithë të kenë marrë 20%, vaksina do të shpërndahet sipas kritereve të tjera, si kërcënimi i menjëhershëm i Covid-19.

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën kundër

Të gjitha vendet kanë kohë deri më 9 tetor për të bërë pagesat paraprake, ndërsa edhe pse vendet e pasura mund të paguajnë për 50% të popullsisë së tyre ata do të marrin vetëm 20 % të tyre.

Vaksina duhet të gjenerojë imunitet të fortë dhe afatgjatë. Ka nevojë për një sistem të thjeshtë shpërndarjeje në frigorifer dhe prodhuesit duhet të jenë në gjendje të rrisin prodhimin me shpejtësi.

Vaksinat zakonisht duhet të mbahen në frigorifer - zakonisht midis 2C dhe 8C.

Kjo nuk është një sfidë në shumicën e vendeve të zhvilluara, por mund të jetë një sfidë e madhe ku infrastruktura është e dobët dhe furnizimi me energji elektrike dhe ftohja është e paqëndrueshme.

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën kundër

Ndërsa bota pret që shkencëtarët të bëjnë pjesën e tyre, shumë sfida të tjera presin. Dhe vaksinat nuk janë arma e vetme kundër koronavirusit./R.P/dritare.net