
Ja kur do ta finalizojë Rama, listën e kandidatëve të PS-së!
E Martë 11 Mars 2025, 16:04
Dritare.net
Të mërkurën në orën 19:00, Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë për të bërë gati listën me ekipin e 11 majit.
Listat përfundimtare pritet të kalojnë në filtrin e fundit para se të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Parimet mbi hartimin e listës kryesocialisti i ka bërë të qarta, të gjithë deputetët që kanë edhe një mandat të vetëm do të garojnë në listë të hapur.
Pas mbledhjes, të 12 drejtuesit politikë do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit./K.C/dritare.net

















