Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Brenda ambienteve ku po ruhen dozat e váksinës Pfizer!

Brenda ambienteve ku po ruhen dozat e váksinës Pfizer!

Dozat e váksinës Pfizer, aktualisht po ruhen në depon farmaceutike të ISHP-së. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zhvilluan sot një vizitë brenda ambienteve. Dozat e vaksinës Pfizer, ruhen në frigoriferët në -80 gradë. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlitu, kryeministri Rama u ndal fillimisht në depon farmaceutike të QSUT-së ku kapacitetet ftohëse janë gati për të pritur seritë e vaksinave që do të vijnë. “Tashmë janë instaluar dhe frigoriferët -70 gradë dhe janë gati për të pritur seritë e vaksinave. Aktualisht, vaksinat e Pfizer që kemi janë në Institutin e Shëndetit Publik dhe aty ruhen në standarde ultra të ftohta, ndërkohë që këtu janë kapacitetet e tjera që ne kemi. Ne tërësinë e tyre, kapacitetet aktuale për të ruajtur në temperaturë -70 gradë janë 250 mijë doza vaksinë në mënyrë të menjëhershme. Sigurisht, edhe për llojet e ndryshme të vaksinave, për ato të Moderna-s që do na vijë, -20 gradë, kemi kapacitetet për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht. Përsa i përket kapaciteteve frigoirke për vaksina të llojeve të tjera, për ato që kërkojnë 2 deri në 8 gradë, kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza”, - tha ministrja Manastirliu.

“Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i váksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht váksina Pfizer. Me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënár të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e váksinave”, shkruan kryeministri Rama në facebook./L.F-dritare.net

Brenda ambienteve ku po ruhen dozat e váksinës Pfizer!Brenda ambienteve ku po ruhen dozat e váksinës Pfizer!Brenda ambienteve ku po ruhen dozat e váksinës Pfizer!Brenda ambienteve ku po ruhen dozat e váksinës Pfizer!