
Ja çfarë ju përjashton kategorikisht nga Lotaria Amerikane!
Dritare.net

I ftuar në "Mëngjesi në Dritare", në një lidhje Skype nga New York, eksperti i Emigracionit, Lorenc Mansaku foli për procesin e Lotarisë Amerikane. Sipas tij, personat që janë kategorikisht të përjashtuar nga lotaria janë ata që nuk kanë arsimin e duhur apo ata që kanë qenë të dënuar më parë.
Çfarë të penalizon kategorikisht nga Lotaria Amerikane?
Mospasja e arsimit të duhur, nese keni qenë të dënuar më parë me vendim gjykate, ngatërrimi i fotove, vendosja e fotografisë së një viti më parë, mospërfshirja e fëmijës deri 21 vjec ne aplikimin fillestar, pavarësisht nëse fëmija jeton ose jo me ju, apo mospërfshirja e bashkeshortit ekzistues apo e përfshirjes se partnerit apo të dashurit ne aplikimin fillestar por nuk ishit të celebruar. Dhe do shtoja, ata që përzgjidhen, janë të dashuruar dhe gati për hapin e rëndësishëm në jetë, atë të martesës, lotaria nuk i ndalon ata të martohen, madje i mundëson që të marrin vizën së bashku nëse martesa është legjitime. E sigurisht duhen prova bindëse për këtë./M.M-dritare.net

















