Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja bashkitë që përfitojnë dëmshpërblim nga zjarret e verës!

Ja bashkitë që përfitojnë dëmshpërblim nga zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar një fond dëmshpërblimi prej mbi 345 milionë lekësh për 15 bashki të vendit që u prekën nga zjarret gjatë sezonit veror.

Në një njoftim publik, ministri theksoi se ky fond synon të mbështesë komunitetet e goditura, duke ndihmuar në përballimin e pasojave dhe procesin e ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga flakët.

“Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje!”, shkruan Vengu, duke nënvizuar angazhimin e institucioneve për të qenë pranë qytetarëve në momente të vështira.

Sipas ndarjes së fondeve, bashkitë që përfitojnë dëmshpërblim janë:

Krujë – 146 milionë lekë
Gramsh – 86.6 milionë lekë
Finiq – 40 milionë lekë
Delvinë – 36 milionë lekë
Dibër – 10.5 milionë lekë
Dropull – 7.7 milionë lekë
Malësi e Madhe – 6.6 milionë lekë
Peqin – 4 milionë lekë
Kamëz – 2 milionë lekë
Rrogozhinë – 1.8 milionë lekë
Maliq – 1.2 milionë lekë
Has – 0.7 milionë lekë
Kukës – 0.6 milionë lekë
Tepelenë – 0.3 milionë lekë
Librazhd – 0.2 milionë lekë

Zjarret e verës shkaktuan dëme të konsiderueshme në banesa, sipërfaqe pyjore, bujqësi dhe infrastrukturë lokale, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje në zona të ndryshme të vendit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se fondet do të përdoren për dëmshpërblim dhe rikuperim, në bashkëpunim me pushtetin vendor, ndërsa strukturat e mbrojtjes civile do të vijojnë monitorimin dhe masat parandaluese për sezonet e ardhshme./L.F-dritare.net