Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-Presidenti Alfred Moisiu: Ky është krimi që shkatërroi ushtrinë!

Ish-Presidenti Alfred Moisiu: Ky është krimi që shkatërroi

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia zhvilloi një bisedë të thellë dhe kritike me ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu. Në qendër të diskutimit ishte procesi i transformimit të ushtrisë shqiptare pas viteve ‘90, roli i institucioneve dhe përgjegjësitë e paadresuara që, sipas Moisiut, e çuan sistemin ushtarak drejt shkatërrimit.

Ish-presidenti e cilësoi atë që ndodhi me ushtrinë shqiptare si një “krim”, duke theksuar se nuk bëhej fjalë më për një gabim, por për një veprim me pasoja të rënda kombëtare. Ai shtoi se “gabimi kaloi në krim” dhe se pandëshkueshmëria është një plagë që ka dëmtuar rëndë shtetin shqiptar

Moisiu ngriti shqetësimin se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë ushtarake, nuk mund të jetë thjesht një zbatues urdhrash nga ministri i Mbrojtjes, por një këshilltar i rëndësishëm për presidentin e Republikës, siç përcakton edhe Kushtetuta. Ai kritikoi mënyrën se si janë marrë vendimet strategjike dhe e quajti të papranueshme që drejtimi i ushtrisë t’i lihej njerëzve pa eksperiencë ushtarake, duke përmendur raste kur gazetarë janë vendosur në poste kyçe. Në fund, Moisiu bëri thirrje për riorganizimin e institucioneve të sigurisë dhe kthimin e profesionalizmit në strukturat ushtarake, për të shmangur rreziqe të përsëritura në të ardhmen./dritare.net