Ironia e Ylli Manjanit: Shpëtuam nga Bordi i Paqes, po me bordin e Kadastrës ç'do bëjmë?!
Dritare.net

Nga Ylli Manjani
Ky Bordi i Paqes së Gazës, shyqyr që u mblodh më në fund se na e plasi buzën. U enjtëm me teori konspiracioni mbi Ramaduron, Trumpin, bordin, FBI, helikopterët, izolimin ndërkombëtar e turlilloj teorihanesh.
Ja ku mblidhet bordi sot e shpëtuam!
Tani, ky bordi i kadastrës këtu a do mblidhet të bëjë ndonjë punë apo jo? Sot hyjmë në muajin e dytë të pritjes paqësore së një kartele të freskët që pasurisë sonë familjare!!!!
Po bordi i e-albanias do e ngrejë atë sistemin që bie çdo ditë?!
Prap nuk e kuptoj, përse për të shkarkuar dokumentat e pronës sime duhet të pres pa fund, deri sa ti mbushet mendja nuk e di se kujt aty në kadastër që të ma nisë në postë elektronike?!
Përse nuk kam akses ta shkarkoj direkt sa herë të dua dokumentin e pronës sime, gjithnjë përkundrejt tarifës?!
A ka ndonjë mendje bordi i AKSH-it të na lehtësojë nga pengesat hajvaneske sipas të cilave, një punonjës kadastre në Kukës duhet të japë miratim që një kartelë të freskët në Sarandë?!
Jepuni ore njerëzve akses direkt në dokumentat e regjistruara të pronës së tyre!
Ooo, digjitalizim o!
Ooo heejjjjjj!/dritare.net