Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aurela Basha i bashkohet fushatës së bashkëshortit, në Instagram

Aurela Basha i bashkohet fushatës së bashkëshortit, në

-Çfarë po bën?

-Asgjë.

-Mos e hidh në Instagram!

-Po jo o zemër.

Ju duket e dëgjuar kjo bisedë apo jo? Videoja e hedhur më pak se 24 orë më parë në Instagramin e zonjës Basha u bë virale. Në atë video shfaqet Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha duke gatuar dhe duke bërë dialogun e mësipërm me bashkshorten e tij.

Aurela Basha i bashkohet fushatës së bashkëshortit, në

Videoja mori rreth 40.000 shikime brenda 13 orësh duke u bërë një trend në rrjet dhe dhjetëra meme u prodhuan nga videoja e Aurelës. ''Burri im gatuan edhe më mirë se unë (kur ka kohë),’’ shkruan zonja Basha në Instagramin e saj. Që zoti Basha të jetë më i zoti se e shoqja në kuzhinë ngjan pak e pabesueshme sepse Aurela njihet për recetat e saj të veçanta, të cilat i ndan shpesh herë më ndjekësit e saj në rrjet. Kohët e fundit ajo ka qënë mjaft aktive në Instagram duke postuar gatimet e saj speciale. Kek me patate, qepë të marinuara me pana, petë të pjekura me djathë të shkrirë e plot të tjera si këto i gjeni tek profili i zonjës Basha e cila paralel me të shoqin po bën një fushatë të sajën komplet tjetër.

Aurela Basha i bashkohet fushatës së bashkëshortit, në

Ajo ndryshe nga i shoqi po merr vëmendjen e gjysmës se popullsisë së vendit, duke targetuar gratë nikoqire shqiptare të cilat janë shumë kurioze për recetat e veçanta të Aurelës. Zonja Basha e ka hapur llogarinë e saj në Instagram më pak se 3 muaj më parë. Brenda këtyre 3 muajve, përveç fotove të gatimeve ajo ka postuar dhe disa foto familjare, me vajzat dhe bashkshortin, si dhe foto nostalgjike kur ata ishin dy të rinj të dashuruar. Aurela e ka zbuluar që Instagrami është një mjet i fuqishëm politik dhe po e përdor atë siç duhet. Me anë të llogarisë në rrjetet sociale, ajo ka lënë përshtypjen tek publiku se përveçse është një vajzë e shkolluar jashtë me një karrierë të suksesshmë,është edhe një bashkshorte tipike shqiptare, familjare dhe e kujdesshme. Instagrami i Aurelës dukshëm ka më shumë sukses se fushatat e bashkshortit.

Aurela Basha i bashkohet fushatës së bashkëshortit, në
Aurela Basha i bashkohet fushatës së bashkëshortit, në