Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Demalia flet me emra: Kush ishin spiunët e Sigurimit në Lëvizjen e Dhjetorit!  

Ilir Demalia flet me emra: Kush ishin spiunët e Sigurimit në

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte e organizuar. Kështu tha analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Demalia tregoi për gazetarin Hila me emra se kush ishin agjentët e sigurimit të shtetit që organizuan dhe morën pjesë në lëvizjen e dhjetorit.

Ilir Demalia: 8 Dhjetori ishte i organizuar. Pse? Sepse kishte ngjarje të tjera përpara dhe ato nuk erdhën si një lëvizje e brendshme, por si spontanitet, si shkak i situatës, si pasojë e rënies së sistemit komunist në gjithë Evropën, nga izolimi i Shqipërisë dhe rrënimi ekonomik. Ekonomia të dorëzon. Këto sollën demonstratën e Shkodrës, protesta në Kavajë, pastaj u morën me ambasadat. Të gjithë protagonistët, aktorët, pjesëmarrësit në këtë ngjarje, nuk u përfshinë në politikë. Që do të thotë se nuk ishin nën kontrollin e regjimit. Çfarë ndodhi në dhjetor? Kush e organizoi lëvizjen e studentëve? Azem Hajdari. Duhet të hapen dokumentet. Berisha me PD-në e kanë akuzuar Azem Hajdarin si agjent i sigurimit. E ka me shkrim dhe me gojë. Ish-studenti tjetër i dhjetorit që është Shinasi Rama, prandaj iku se i hapi dosjen Berisha. Sali Berisha, anëtar i Partisë Komuniste, Meksi kandidat, Gramoz Pashko, Skënder Gjinishi, Sabri Godo, anëtarë të Partisë së Punës. Ngado që t’i kapësh, pjesa më e madhe janë njerëz në funksion të regjimit komunist. Ne nuk kemi një transparencë.


Dritan Hila: Mendon se sigurimi i shtetit kishte dorë në kapjen të udhëheqjes së Partisë Demokratike? Apo këta kishin shumë talente dhe njëri nder to ishte të ishin spiunë të sigurimit të shtetit.

Ilir Demalia: Po të kishte pasur një raport të mirë të opinionit publik, ky debat do ishte ezauruar me kohë. Ne akoma nuk e kemi filluar. Media u krijua nga Remzi Lani që është agjent i sigurimit të shtetit me pseudonimin Holta që mori rreth vetes disidentët e vet.
Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit u hapën në të gjitha segmentet, në media, në politikë, në biznese. Ata mbajtën njëri-tjetrin dhe u forcuan ekonomikisht dhe ja ku jemi sot. Ky sistem abuzimi me pushtetin ekonomik vazhdon edhe sot. Shihni çfarë bën Berisha që i ka të hapura skandalet korruptive familjarisht.

Dritan Hila: Sali Berisha akuzohet se ka qenë agjent i sigurimit të shtetit ose që ka qenë i çuar nga Ramiz Alia. Por ky Sali Berishë e futi në burg gjithë byronë politike, duke nisur nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, etj. Sikur nuk përputhen këto.

Ilir Demalia: Pse Enver Hoxha nuk i futi në burg gjithë të vetët? Po në ca burgu i futi ky?! Kur u formua Partia Demokratike kam shkruar një shkrim me titull. “Kush është Partia Demokratike?” Aty i kam thënë me emra të gjithë, çfarë funksionesh kanë pasur, ku kanë qenë, siç i përmenda më lart. Sa i përket faktit ka qenë apo jo Berisha agjent i sigurimit, kjo mund të gjendet nëpërmjet dokumenteve të cilat thonë që janë djegur, por thonë edhe që ka mikrofilma. Por patjetër është i implikuar Berisha. Po ju them një gjë për herë të parë. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, përpara takonte vëllain e Sali Berishës sesa sekretarin e parë./K.C/dritare.net