Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti i votave në Tiranë/ Xhaçka dhe Tabaku rikthehen, emrat e mëdhenj jashtë Parlamentit!

Tërmeti i votave në Tiranë/ Xhaçka dhe Tabaku rikthehen,

Numërimi i votave për qarkun e Tiranës ka përfunduar, duke përcaktuar përbërjen e re të Parlamentit për këtë zonë. Sipas rezultateve të fundit, Olta Xhaçka nga Partia Socialiste dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike kanë siguruar mandate parlamentare. Xhaçka arriti të fitojë me 6,213 vota preferenciale, duke lënë pas kolegen e saj Blerina Gjylameti, e cila mori 6,085 vota dhe mbeti jashtë Kuvendit.

Ndërkohë, figura të tjera të njohura si Pandeli Majko, Xhemal Qefalia dhe Ilir Alimehmeti nuk arritën të sigurojnë mjaftueshëm vota për të hyrë në Parlament. Konkurrenca ishte e fortë, veçanërisht mes kandidatëve të Partisë Socialiste, ku diferenca e votave vendosi fatin e disa prej tyre.


Jorida Tabaku, e cila ishte ndër më të votuarat në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, konfirmoi mbështetjen e fortë nga anëtarësia e partisë, duke siguruar një vend në Kuvend.

Ky rezultat shënon një ndryshim të rëndësishëm në përfaqësimin politik të qarkut të Tiranës, me disa figura të njohura që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme./K.C/dritare.net