Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I bllokuar prej një viti, qeveria hap rrjetin social TikTok

I bllokuar prej një viti, qeveria hap rrjetin social TikTok

Qeveria ka hapur TikTok një vit pas bllokimit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Pjesë nga VKM

1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line "Tik Tok" në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, "Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line "Tik Tok", shfuqizohet.

Ditën e nesërme, më 5 shkurt 2026, në orën 10:00, ishte planifikuar të zhvillohej seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokimin e platformës TikTok në Shqipëri.