Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hyn në fuqi ligji i ri/ VIP-at dhe influencerët duhet të kenë NIPT. Ja çfarë ndodh nëse nuk respektohet!

Hyn në fuqi ligji i ri/ VIP-at dhe influencerët duhet të

Ka hyrë në fuqi ligji i ri që synon rregullimin dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik në rrjetet sociale. Ky ligj prek drejtpërdrejt influencerët, VIP-at, blogerët dhe çdo krijues përmbajtjeje që siguron të ardhura nga platformat online, përmes reklamave, bashkëpunimeve tregtare apo formave të tjera të promovimit me pagesë.

Çfarë parashikon ligji?

Çdo person që fiton para nga rrjetet sociale konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të ushtrojë aktivitetin në mënyrë të formalizuar.
Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe pajisja me NIPT bëhen të detyrueshme për të gjithë ata që përfitojnë të ardhura nga aktiviteti online.
Influencerët dhe VIP-at duhet të publikojnë në profilet e tyre të dhënat bazë të identifikimit, si NIPT-in, emrin e subjektit dhe kontaktet zyrtare, në mënyrë që aktiviteti i tyre të jetë transparent për publikun dhe institucionet.


Si do të bëhen kontrollet?

Administrata tatimore do të ndjekë dhe monitorojë aktivitetin në rrjetet sociale, duke analizuar postimet e sponsorizuara dhe bashkëpunimet komerciale.
Do të kryhen verifikime mbi qarkullimin financiar dhe të ardhurat e përfituara, përfshirë transfertat bankare dhe pagesat e lidhura me aktivitetin online.
Personat që evidentohen se përfitojnë të ardhura pa qenë të regjistruar do të njoftohen zyrtarisht dhe do t’u lihet një afat për të përmbushur detyrimet ligjore.


Pasojat për shkelësit?

Në rast se pas njoftimit nuk kryhet regjistrimi brenda afatit të përcaktuar, ligji parashikon masa ndëshkuese administrative.
Përveç gjobave, autoritetet mund të ndërmarrin masa më të forta, duke kërkuar mbylljen ose bllokimin e llogarive në rrjetet sociale.
Mosrespektimi i vazhdueshëm i ligjit mund të sjellë penalitete shtesë dhe ndalim të ushtrimit të aktivitetit online në mënyrë të paligjshme.
Sipas autoriteteve, qëllimi i këtij ligji nuk është ndëshkimi i krijuesve të përmbajtjes, por formalizimi i ekonomisë digjitale dhe barazimi i aktivitetit online me çdo biznes tjetër që gjeneron të ardhura./K.C/dritare.net