Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historiania Elena Kocaqi: Dorët ishin ilirë dhe gegë!

Historiania Elena Kocaqi: Dorët ishin ilirë dhe gegë!

Historiania Elena Kocaqi ishte sot e ftuar në emisionin Shqip në Dritare TV, ku foli për librin e saj të ri mbi pellazgët dhe origjinën e shqiptarëve. Ndërsa fliste për dorët, Kocaqi tha se ata ishin ilir dhe për më tepër ishin gegë.

Elena Kocaqi: Çështja e etnisë greke nuk është parë siç duhet. Unë kam parë regjistrat osmanë për Greqinë dhe këtu trajtohet. Në antikitet fiset greke dhe fiset shqiptare që janë sot janë të njëjtat, sepse kanë të njëjtën prejardhje. Në mesjetë në Greqi pati dyndje sllave dhe mendohet se ata kanë zhdukur një pjesë të madhe prej tyre. Por në histori dalin si shqiptarë në Greqi dhe në regjistrin osman nuk kemi të shkruar grekë apo helenë, por 70% e vendbanimeve kanë emra shqiptarë. Që do të thotë që janë disa gjëra ku duhet të ishte vënë në lëvizje gjithë historigrafia botërore, pale ajo shqiptare.

Dritan Hila: Indro Montanelli në historinë e Greqisë thotë se dorët ishin një popullsi që vinin nga veriu, nga Dardania e sotme, pra të gjatë, biondë, me kuaj dhe qen.

Elena Kocaqi: Dorët ishin ilirë dhe gegë. Nëse krahasohet ADN-ja e sotme e Peloponezit në Greqi ku janë shqiptarë 70-75% edhe sot, me ADN-në e Kosovës është e njëjtë. Shumë njerëz nga Kosova më çojnë ADN-në e tyre që u thotë se janë greke dhe thonë: “Ne nuk jemi grekë!”. Por është e njëjta ADN për shkak të shqiptarëve që janë në Peloponez.

Dritan Hila: Ekspertët luftarakë thoshin se grekët në formacionet e luftimit nuk përdornin kalorësinë, por ishin ilirët.

Elena Kocaqi: Po e përdoronin ilirët dhe spartanët dhe oplitët që ishin ushtarë këmbësorë. Athina ku ishin pellazgë dhe spartanët që ishin dorë, ilirë kishin konflikte me njëri-tjetrin se pellazgët e mbanin veten më të kulturuar, më të qytetëruar se ilirët. Por ata ishin shumë luftarakë dhe arritën të bënin një shtet shumë të fuqishëm. Nga të dhënat e autorëve antikë del se dorët janë Ilirë.