 
		                       Greva e kontrollorëve/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fluturimet e mëngjesit
		                        	E Enjte   8 Prill 2021, 09:09
		                            
		   	    			Dritare.net

Greva e kontrollorëve në Rinas anuloi dhjetëra fluturime nga Shqipëria në vende të ndryshme. Aeroporti i Rinasit njoftoi fluturimet që janë anuluar mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë nuk dihet sesi do të veprohet me ato të pasdites dhe kjo varet nga vijimësia e situatës në Rinas. Ju kujtojmë se deri më tani janë shoqëruar në polici rreth 25 kontrollorë dhe prokuroria nisi hetimet për shpërdorim detyre ndaj tyre./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       










