Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas 4 muajsh Meta i përgjigjet Stresit: Nuk dola në protestën për Klodian Rashën se isha me Covid-19

Pas 4 muajsh Meta i përgjigjet Stresit: Nuk dola në protestën

Nga Vlora presidenti Ilir Meta kujton sërish protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Meta i përgjigjet sot thirrjeve të Stresit për të dalë në protestë. Presidenti u shpreh se ditët që u zhvillua protesta ai qëndroi në Presidencë pasi ishte me Covid-19.

“Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realistë tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cenohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje. Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me kovid. Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzoi mua se nxisja minorenët. Nuk fola sepse nuk doja që të përfshihesha, duke qenë se shumë njerëz vuajnë edhe sot nga Covid-19. Kontrollorët kanë të drejtë për zgjidhje. Zgjidhje daneze nuk ka, por si në Kosovë e në Maqedoni të Veriut ka.”, tha Meta./K.C/dritare.net