Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gratë lyejnë flokët 40 mijë lekë, por kontrollet u duken shtrenjtë!

Gratë lyejnë flokët 40 mijë lekë, por kontrollet u

Dritarja e Doktorit këtë javë trajtoi problemin e kancerit të gjirit, një sëmundje që prek qindra gra në të gjithë botën. Mjekja senologe Ervehe Dervishaj dha këshillat e saj si të parandalojmë këtë sëmundje.

“Për kancerin e gjirit duhet folur gjatë gjithë vitit, jo vetëm në tetor. Kanceri i gjirit ka vetëm një favor për gratë, duke qenë se ndodhet jashtë organeve të tjera, ai arrin të diagnostikohet dhe të parandalohet shumë më herët në krahasim me kanceret e tjera. Shenjat e para që gruaja vë re në rastet e një tumori të gjirit është prezenca e një kokrre, e cila vihet re edhe kur gruaja është në dush. Rrjedhjet e gjirit po ashtu janë problematike dhe shenjë e një tumori. Ndodh që lëkura pranë kokës së gjirit të nis të deformohet. Në raste të tjera ndodh deformimi i gjirit. Në stadet më të avancuara gruaja ndjen një pengesë nën sqetull. Gruaja duhet të jetë e kujdesshme ndaj shenjave dhe dhimbjeve të gjoksit, duke përjashtuar dhimbjet që lidhen me shtatzëninë apo menstruacionet. Fatkeqësisht tumori i gjirit nuk jep shenja të tjera, si lodhje apo problem të tjera fizike.”,tha mjekja.

Mjekja senologe Ervehe Dervishaj dha edhe këshillat e saj si të parandalojmë këtë sëmundje.

“Dyshimet e para vërtetohen me mamografi dhe ekografi. Duhen shmangur mamografitë te vajzat e reja. Mamografia bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut senolog. Ka një përjashtim për moshën vetëm në rastet e një trashëgimie të fortë, nga nëna te vajza, në rastet kur nëna ka kaluar një tumor të gjirit. Vetëm në këto raste vajza duhet t’i nënshtrohet kontrollit rigoroz edhe mamografisë në moshën 30 vjeçare. Jashtë vendit ekzistojnë analiza të cilat e parashikojnë trashëgiminë tumorale, sidomos të kancerit të gjirit. Nuk duhen ngatërruar kistet me masat tumorale në gji. Kistet janë masa uji që shpesh nuk japin asnjë problematik në shëndet. Gratë e reja i neglizhojnë këto kontrolle. Gratë e reja kryejnë lyerje flokësh mbi 35 mijë lekë, por ngurojnë të kryejnë një kontroll që ju shpëton jetën me një vlerë ndoshta edhe më të ulët se aq. Nëse një grua kërkon të jetë e bukur, nuk është vetëm paraqitja e jashtme, flokët dhe fytyra, por mbi të gjitha shëndeti i tyre. Kontrollet rutinë të ekos së gjirit duhen realizuar të paktën 1 herë në vit.”,u shpreh mjekja./M.T/dritare.net