Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata e Posaçme dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të tjerë

Gjykata e Posaçme dërgon për gjykim ish-deputetin socialist

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, si dhe të pandehurit Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Të tre akuzohen për tregim të sekretit hetimor, korrupsion në zgjedhje dhe përkrahje të autorit të krimit. Në seancë, ata kërkuan që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, çka do t’u siguronte një ulje të dënimit me një të tretën, në rast se shpallen fajtorë.

Çyrbja dhe Masha ndodhen aktualisht në arrest me burg, ndërsa Hajri – i cili është gjithashtu i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – vijon të jetë në arrati. Megjithatë, ai ka autorizuar avokatin e tij përmes një prokure të posaçme që ta përfaqësojë në këtë proces.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka shërbyer si deputet i Kuvendit për dy legjislatura dhe dha dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në një kohë kur hetimet ndaj tij kishin hyrë në fazën përfundimtare./L.F-dritare.net