Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari nga Haga: Nga të katër anët e botës Kosova mbështet këtu komandantët e UÇK-së!

Gazetari nga Haga: Nga të katër anët e botës Kosova

Në rubrikën Intervista e Ditës ishte live nga Haga gazetari nga Kosova Artan Behrami. Ai tha se rreth 5 mijë shqiptarë janë mbledhur për të protestuar sot në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot Kosova mbështet komandantët e UÇK-së, rreth 5 mijë veta kanë ardhur sot këtu përpara Gjykatës së Hagës për të protestuar. Ish-krerët e UÇK-së kanë mbetur peng i procedurave të zgjatura të gjykimit, për një luftë të drejtë. Por, kjo është një tendencë për të kriminalizuar dhe për të luftuar të ardhmen e Kosovës. Shqiptarët sot këtu kanë ardhur nga të katër anët e botës, pasi nuk mund të dënohen komandantët e një lufte të drejtë, njësoj si agresori serb.”,u shpreh gazetari nga Haga./M.T/dritare.net