
Foto/ Raketa kineze kaloi edhe në Shqipëri, para se të shpërbehej në Oqeanin Indian
Dritare.net
Raketa kineze Mars Long Long 5B u rikthye në shtëpi. Mbeturinat e raketës kineze u shpërbënë mbi Oqeanin Indian. Lajmin e bën të ditur Kina. Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë rikthimit, por pjesë të tjera ranë në një pozicion 72.47 ° në lindje dhe 2.65 ° në veri. Sipas këtij drejtimi ato ranë në perëndim të Maldiveve.
Por raketa kaloi edhe në Itali dhe Shqipëri para se të zhytej në fund të Oqeanit Indian. 30 minuta pasi ora shënoi 00:00 raketa kaloi mes për mes Italisë dhe rreth orës 1 në Shqipëri.
Raketa, e cila është e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshon gati 20 tonë, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por pasi karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë./K.C/dritare.net

















