Flutura Açka thirrje SPAK: Kapni ndonjë peshk të madh, jo vetëm cironka!
Dritare.net

Deputetja e PD-së Flutura Açka, gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare sot i bëri SPAK-ut që të kapë ndonjë “peshk të madh”.
“Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realiteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Një çështje tjetër që më bën përshtypje është sjellja institucionale.
Mua më duket sikur jemi në një klub fshati. Kur bëtë prezantimin e portit të Durrësit ministrja iu drejtua kolegeve me emër, që institucionalisht në qëndron. A thua po i hidhte ndonjë copë duke thënë ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s.
Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë”, u shpreh Açka.
Më tej deputetja demokrate, ka kritikuar sot në Kuvend mënyrën se si po zhvillohen seancat plenare./Xh.Xh/dritare.net