
Flutura Açka: Bardhi e Noka, si spermatozoidë të tërbuar
Dritare.net
Demokratët nuk mund të bashkohen pa një kuvend pajtimi dhe pa i kërkuar falje njëri-tjetrit. Kjo ishte deklarata e deputetes së PD, zonjës Flutura Açka në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV.
“Ne nuk i bashkuam demokratët. Sepse demokratët nuk mund të bashkohen pa një kuvend pajtimi. së pari duhet kërkuar falje ndaj njëri-tjetrit. Që unë ta shoh Gazment Bardhin në sy dhe t’i zgjas dorën së pari ai duhet të më kërkojë falje për dhunën. Falja është njerëzore, duhet të kërkohet, ndryshe do qëndrojmë në vend. Unë me atë që e njoh tani këtë heroin tim, sepse prapë unë e respektoj, se me pjesën e tij ai është përpjekur të bëjë duk. Megjithëse nuk është sjellje të vërtitesh nëpër parlament, ta them siç e mendoj? Si spermatozoid i tërbuar!
Jo, kjo nuk shkon, nuk shkon. Ti je deputet zotëri, ti je kryetar grupi ke një armë të fuqishme të zgjosh shqiptarët, t'u kthesh shpresën shqiptarëve. Dhe çfarë bën ti? I shtyn njerëzit të hedhin flakadanë. Ç’është kjo çetë?! Pikërisht atë që nuk duhet të bënin këta, ajo që i jepte kredo socialistëve bënin këta. Kush i shtyn këta? Kush i mëson këta kështu? Kush i mëson këta kështu? Puna e tyre, ndoshta është shkolla, nuk e di!”, u shpreh zonja Acka në Dritare TV./L.F-dritare.net

















