Floriana Garo: Basha përfitoi para nga Rusia. Rama e ndihmoi!
Dritare.net

Floriana Garo zëdhënësja e Partisë Demokratike në grupin e Sali Berishës, akuzoi ish-kreun e PD Lulzim Bashën se ka përfituar nga përfitimet ruse. Garo në një deklaratë për mediat, duke iu referuar akuzave të SHBA, se Rusia ka financuar PD në Shqipëri në vitin 2017, tha se Basha është ndihmuar nga kryeministri Edi Rama për të mbyllur këtë aferë.
“Ne jemi parti e interesit kombëtar dhe i shohim këto interesa larg aksit serbo-rus, në linjë të plotë me vendet e botës së lirë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Partia Demokratike është forca e parë euro-atlantike në Shqipëri, propozuesja e parë ndër vendet ish-komuniste e planit për anëtarsim në NATO dhe Komunitetin Europian.
Si e tillë, Partia Demokratike deklaron se, pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës.
Gjithashtu, Partia Demokratike ka denoncuar perdorimin e kesaj afere per marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike.
PD ka denoncuar ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi për mbylljen e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës për këtë aferë.
Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve”, u shpreh Garo./L.F-dritare.net


